Shkatërrohet luftanija ruse nga trupat ukrainase (FOTO&VIDEO)

Ukraina ka njoftuar se ka shkatërruar një anije të madhe të ushtrisë ruse, e cila disa ditë më parë u shfaq në mediat shtetërore ruse ndërsa zbarkonte armatime në portin e pushtuar ukrainas.

Përmes një deklarate për shtyp, marina ukrainase tregon se sulmi ndaj luftanijes Orsk ishte direkt dhe tepër efikas, ndërsa ai qëndronte i ankoruar në portin e Berdyansk, në jug të Ukrainës.

Dhjetëra foto dhe video janë postuar online ku shihet një re e madhe zjarri dhe tymi nga luftanija.

 

Tre ditë më parë, media ruse thurën lavde për këtë anije luftimi, e cila sipas tyre po furnizonte dhe forconte trupa ushtarake ruse të vendosura pranë Mariupolit./a2cnn

 

Tags: , ,