Shkelen dy këmbësorë në Prizren

Dy këmbësorë janë shkelur me veturë gjatë 24 orëve të fundit në Prizren, thuhet në një njoftim të Policisë.

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor, pasi që kanë marrë lëndime trupore, thuhet në këtë njoftim.

Raporti i policisë:

Prizren 02.07.2019-21:30. Ka ndodhur një aksident trafiku, ku i dyshuari mashkull K/Shqiptar me veturën e tij ka goditur një këmbësore femër K/Shqiptare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor pastaj është liruar.

Prizren 02.07.2019-21:00. Ka ndodhur një aksident trafiku ku i dyshuari mashkull K/Shqiptar me veturën e tij ka goditur një këmbësor mashkull K/Shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor pastaj është liruar.