Shkon në 112 numri i të vdekurve nga koronavirus

Numri i të vdekurve në Kosovë shkak i koronavirusit ka shkruar në 112. Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, përcjell FaktePlus.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, kanë vdekur 4 persona.

Ndërsa, 119 të tjerë janë infektuar, kështu ka bërë të ditur Ramadani në një konferencë për media.

“Prej dje po raportojmë situatën 24 orëshe. Situata ka filluar të qetësohet në vend. Me 14 korrik janë testuar 420 mostra të marra nga qendrat 119 raste pozitve”, ka thënë Ramadani.

Sipas Ramadanit numri i përgjithshëm i të infektuarve është 5 mijë e 237.