Shkon në 40 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Është konfirmuar viktima e 40 si pasojë e tërmetit të së martës në Shqipëri prej 6.4 ballësh.

Viktima e fundit, që u nxor sot, siç raportoi KTV nga vendi i ngjarjes, u gjet nën rrënoja në Durrës.

Deri tash janë raportuar edhe 650 të lënduar me plagë të lehta apo të rënda.

Ndërkohë, ka ende persona nën rrënoja, edhe pse askush nuk mund të thotë një shifër të saktë sesa prej tyre janë nën rrënojat e pallateve dhe godinave të tjera të shkatërruara plotësisht.