Shkon në pesë numri i viktimave si pasojë e trazirave në SHBA

Policia e Capitol-it amerikan konfirmoi vdekjen e një prej oficerëve të tyre të enjten vonë nga lëndimet e pësuara kur një turmë mbështetësish të presidentit Donald Trump sulmuan Capitol-in një ditë më parë.

Policia e Capitol-it tha në një deklaratë se oficeri Brian D. Sicknick vdiq rreth orës 21:30 të enjten “për shkak të dëmtimeve të marra gjatë kryerjes së detyrës”.

Vdekja po hetohet nga dega e vrasjeve e Departamentit të Policisë Metropolitane DC, Policia e Capitol-it të SHBA dhe partnerët e tyre federalë, shkruan TCH.

Sicknick është personi i pestë që vdes si rezultat i protestës së të mërkurës.

Një grua u qëllua dhe u vra nga Policia e Capitolit ndërsa turma mësyu ndërtesën dhe tre të tjerë pësuan urgjenca mjekësore që rezultuan fatale.