Shkon për të mbushur makinën në një pompë në Prishtinë, ia vjedh 400 euro punëtorit

Kishte shkuar në pompë të derivateve të naftës, për tu furnizuar, mirëpo ky nuk ishte qëllimi i vetëm i prishtinasit.

Ai ka arritur të ja marrë punëtorit të kësaj pompe 400 euro.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pas hetimeve lidhur me disa raste të tjera të Grabitjeve, janë arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar (njëri i mitur) dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thekson policia./indeks/