Shkup, fillon dialogu “Jean Monnet 2”

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka filluar dialogu “Jean Monnet 2”, i cili synon të rrisë dialogun mes pushtetit dhe opozitës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ngjashëm sikur vitin e kaluar, procesi i dialogut ndihmohet nga eurodeputetët Eduard Kukan, Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl, të cilët të shoqëruar nga shefi i misionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, realizuan takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin.

Pas këtij takimi, u mbajt edhe një takim tjetër, ku morën pjesë edhe deputetë të partive parlamentare, ku përfshihen gjithsej tetë palë tjera: Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Alternativa, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), VMRO-DPMNE, Lëvizja BESA, Aleanca për Shqiptarët, si dhe grupi i pavarur i deputetëve, i shkëputur nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Në axhendën e publikuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, thuhet se temë e dialogut do të jenë tema si: Rregullorja e punës së Kuvendit, siguria e institucionit të Kuvendit si dhe pavarësia financiare e tij. /Anadolu Agency, link: https://www.aa.com.tr/sq/politik%C3%AB/shkup-fillon-dialogu-jean-monnet-2/1512927/