Shoqërohet prizrenasi në Polici për cenim të fshehtësisë së votës

Në një qendër të votimit në Prizren ka pasur parregullsi, ku një qytetar është shoqëruar në polici.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Është raportuar rasti, janë duke u ndërmarrë të gjitha vendimet konform zbatimit të ligjit edhe në bashkëpunim me Prokurorin”, ka thënë Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në sektorin e Hetimeve Rajonale.

“Kemi një të dyshuar, është dërguar në sektorin e Hetimeve Rajonale nën dyshimin e cenimit të fshehtësisë së votës. Ky deri më tani është rasti i parë i raportuar”, ka thënë Gashi.