Shorti i garave evropiane: Steven Gerrard në Prishtinë

(nga TopSporti.com) – Feronikeli dhe Prishtina para pak çastesh kanë kuptuar rivalët e tyre të raundit të parë kualifikues të garave përkatëse.

Feronikeli nëse fiton raundin prelimimar të Ligës së Kampionëve do të ndeshet me ekipin uellsian, New Saints.

Ndërsa Prishtina nëse kalon raundin preliminar, do të përballet me gjigandin skocez, Glasgow Rangers, trajner i së cilës është legjenda e Liverpoolit Steven Gerrard dhe ku luan Eros Grezda, reprezentues i Shqipërisë.