Shpaloset agjenda e shënimit të Ditës së Çlirimit të Dragashit

Këshilli organizativ komunal, ka përcaktuar agjendën e aktiviteteve që parashihen për organizimin e shënimit të 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit. Aktivitetet do të fillojnë ditën e premte me një Akademia Përkujtimore, në sallën e Kuvendit Komunal, duke filluar nga ora 10:00. Pas Akademisë do të bëhen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buqe.

Më 15/06/2019 (e shtunë), do të bëhet organizimi i garës tradicionale të Vrapimit të Kuajve, duke filluar nga ora 16:00, në vendin e quajtur “Mejdan” tek Shtalla e ish ndërmarrjes “ Sharrprodhimi”. Ndërkaq, më 16/06/2019 ( e diel), duke filluar nga ora 10:00, do të organizohet edhe gara tradicionale e Pehlivanëve, në Stadiumin e Qytetit në Dragash, njofton KO i shënimit të këtyre aktiviteteve.