Shpend Ahmeti e Isa Mustafa, diskutuan për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti,  përmes një postimi në rrjetin social fejsbuk, njofton se është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me të cilin kanë diskutuar edhe për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj.

Postimi i plotë:

“Sot zhvilluam një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa. Përveç diskutimit për situatën politike në vend me Z. Mustafa diskutuam për nevojën e koordinimit opozitar në Kuvend dhe për diskutimet për inicimin e një mocioni të suksesshëm të mosbesimit. PSD vazhdon të shprehë gatishmërinë për një partneritet opozitar për nisma të përbashkëta.“Pasi që shprehem dhe sqaruam qëndrimet e PSD e LDK në vijim do të intensifikojmë takimet me qëllimin e një dakordimi për strategjinë për rrëzimin e qeverisë”, ka shkruar Ahmeti.