Shpend Ahmeti, Haradinajt: Nuk i kemi votat që t’a rrëzojmë Qeverinë

Gjatë vizitës së sotme të Kryeministrit Ramush Haradinaj në Komunën e Prishtinës, përpos nënshkrimit të Memorandumit për ‘Prishtinën e Re’ me Kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti dhe përpos diskutimeve tjera për projektet zhvillimore lokale, u diskutua edhe për çështje tjera politike me interes nacional.

Në këtë kontekst, Shpend Ahmeti, gjatë takimit ‘konfirmoi’ pamundësinë për t’a rrëzuar Qeverinë e udhëhequr nga Haradinaj.

“Me Listën Serbe nuk jemi të interesuar ta rrëzojmë Qeverinë. Në kohën kur kemi taksën, dialogun, nuk është mirë që vendimi për rrëzim të merret në Beograd”, tha Ahmeti.

Ndërsa Haradinaj ka thënë se nuk ka frikë nga ky vendim.

“Nëse janë 61 vota, unë me respekt e pranojë verdiktin e Kuvendit. Kush është në pushtet ka frikë gjithmonë që po e rrëzojnë. Unë jam ndryshe s’e kam këtë frikë – mendoj në atë drejtim, por nuk ndalem duke punuar”, tha Haradinaj.