Shpend Ahmeti: Lajm fantastik, përfundimi i studimit të fizibilitetit për Ngrohjen Qendrore Solare

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në facebook se, në bashkëpunim me KfW dhe BERZH kemi përfunduar studimin e fizibilitetit për Ngrohjen Qendrore Solare në Komunën tonë.

Ky projekt do të shtojë kapacitetet e Termokosit për të zgjeruar rrjetin në lagjet me banim individual si Tophane, Arbëri e Medrese.

Por më me rëndësi, do ta zëvendësoj qymyrin me energji të ripërtrirshme diellore.

Ky projekt synon që brenda 3-5 viteve të ardhshme ta zgjeroj rrjetin përtej projektit të kogjenerimit e që po bëhet edhe në Kalabri Mat e Qendër.

Projekti do të financohet potencialisht nga KfW, BERZH, grante të donatorëeve e financim të Komunës.

Përndryshe, ky do të jetë ndër tri projektet më të mëdha të këtij lloji në Evropë, ka shkruar Ahmeti..