Shpend Emini ironizon me pastërtinë e Prizrenit

Drejtori i organizatës joqeveritare Demokraci për Zhvillim (D4D), Shpend Emini, ka ironizuar me nivelin e pastërtisë në qytetin historik të Prizrenit të udhëhequr nga Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nga Prizreni i bukur ☹️”, ka shkruar Emini në profilin e tij në rrjete sociale, duke publikuar disa fotografi të Lumbardhit të mbushur me mbeturina në qendër të Prizrenit.

Image may contain: plant, outdoor, water and nature
Image may contain: plant, outdoor, water and nature

Komuna e Prizrenit është duke u ballafaquar me probleme të mëdha me grumbullimin e mbeturinave gjatë muajve të fundit.

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP) ka anuluar tenderin e Komunës së Prizrenit për mirëmbajtjen e rrugëve. OSHP ka pranuar si të bazuar ankesën e një operatori ekonomik sipas së cilës Komuna e Prizrenit nuk ka bërë specifikim të qartë në dosje të tenderit (Dokumenti i OSHP-së:
https://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2019/108-19%20vend.pdf)

Kjo ka bërë që Komuna e Prizrenit të mos jetë në gjendje të ofrojë shërbime të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve dhe shesheve duke shkaktuar kështu ndotje të madhe të ajrit dhe ambientit në Prizren.