Shpërthen zjarri në Dragash, digjen një shtëpi e një stallë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se mbrëmë në komunën e Dragashit një person ka njoftuar policinë se si pasojë e shpërthimit të një zjarrit janë djegur një shtëpi, një objekt përcjellës, një stallë dhe disa mjete të punës, raporton Gazeta Express.

Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke lokalizuar zjarrin, derisa nuk raportohet për të lënduar.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar informon se ka shpërthyer një zjarr dhe si pasojë janë djegur një stallë, një shtëpi, një objekt përcjellës disa mjete pune dhe disa gjësende tjera. Njësiti i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport të policisë.