Shpërthen zjarri në një objekt banesor në Fushë Kosovë, banorët po trajtohen nga ekipet mjekësore

Në një objekt banesor në Fushë Kosovë ka shpërthyer zjarri si pasojë e orëve të rrymës, ku disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se banorët janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore për shkak të problemeve që u janë shkaktuar nga tymi.

Ngjarja ka ndodhur sor rreth orës 20:30 në rrugën “Hajrullah Zymi”.

“Sot rreth orës 20:30, është pranuar informata për një incident zjarri (orët e rrymës) në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore (probleme që janë shkaktuar nga tymi)”, thuhet në përgjigjen e tyre.