Shpërthim masiv në një fabrikë në Kinë, ka të lënduar

Një shpërthim masiv ka ndodhur në një fabrikë kineze të baterive, duke lënë një të vdekur dhe 20 të plagosur, sipas autoriteteve të vendit.

Pamjet dramatike tregojnë shpërthimin që formon një re gjigande në ajër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Ningxiang, Provinca Hunan e Kinës jugore, shkruan Daily Mail.

Gjashtë vetë u plagosën rëndë ndërsa 14 morën lëndime të lehta, njoftoi qeveria lokale të premten.

Zyrtarët po hetojnë shkakun e incidentit. /Gazeta Express/