Shpërthim në Lyon, shtatë persona të lënduar

Gjatë orëve të pasdites, në Lyon të Francës ka ndodhur një shpërthim prej të cilët kanë mbetur të lënduar shtatë persona. Ky shpërthim ka ndodhur në një zonë të qendrave tregtare në këtë qytet, ndërsa ende nuk dihet për shkaqet e tij.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka përshkruar këtë shpërthim si një sulm. “Deri më tani mund të them që nuk ka viktima, por ka të lënduar”, ka thënë ai. Autoritetet në Paris kanë nisur hetimet për këtë shpërthim që besohet të jetë shkaktuar nga një bombë e mbushur me gozhdë, ka raportuar CNN.

Ndërkohë, shefi rajonal i policisë dhe prokurori kanë qenë në vendin e ngjarjes, gjegjësisht ishte bërë evakuimi nga qyteti dhe u vendos perimetri i sigurisë duke kërkuar nga qytetarët t’i shmangen zonës ku ka ndodhur shpërthimi. “Kemi dëgjuar shpërthimin. Isha duke punuar në tarracë dhe njerëzit vraponin duke u larguar nga rruga Victor Hugo”, deklaroi e tronditur një kameriere e njërit prej restoranteve afër kësaj zone duke shtuar se policët arritën shumë shpejt në vendin e ngjarjes.

Zyrtarë të policisë kanë theksuar se të lënduarve u është ofruar ndihma emergjente dhe kanë theksuar se prioritet do t’u jepet viktimave “pavarësisht nëse ky ishte një aksident ndërmjet veturash apo sulm terrorist. Hetimet për shkaqet e këtij shpërthimi do të vazhdojnë”, kana deklaruar ata.