Shpërthim në Tanzani, së paku 57 të vdekur

Një cisternë e mbushur me naftë ka shpërthyer në qytetin Morogoro të Tanzanisë duke lënë të vdekur së paku 57 persona, raporton Reuters.

Shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së naftës nga cisterna derisa shumë njerëz ishin të grumbulluar përreth saj për të marrë naftë.

Qyteti ku ka ndodhur Morogoro ndodhet rreth 200 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Tanzanisë, Dar es Salaam.

Tanzania map