Shpërthime në Tajlandë

Kryeqyteti i Tajlandës, Bangkok, sot është zgjuar me zhurmën e katër shpërthimeve të njëpasnjëshme.

Mediat perëndimore raportojnë se janë dëgjuar katër shpërthime të cilët kanë ndodhur në afërsi të zonës ku ndodhen objektet qeveritare në kryeqytetin tajlandez.

Nga shpërthimet janë plagosur dy punëtori të cilët ishin të angazhuar në pastrimin e rrugëve të Bangkokut.

Në Bangkok është duke u mbajtur Konferenca 52-të e Ministrave të Jashtëm të Lidhjes së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).