Shqetësues numëri i personave të shtyer në moshë në Pejë të cilët janë pa përkujdesje

Në territorin e Pejës, ndonëse numëri i personave në moshë të shtyer është jo i vogël, ende nuk ka ndonjë statistikë se sa mund të jetë numëri i tyre, të cilët jetojnë vetëm dhe pa ndonjë përkujdesje.

Në parkun e vogël të qytetit, të rrallë janë personat në moshë që dalin të kalojnë ndonjë çast me bashkëmoshatarët e tyre dhe të thyejnë monotoninë e vetmisë me ndonjë muhabet, ndërsa edhe ata pak që dalin, shihen kryesisht të vetëm në ndonjë ulëse për pak kohë dhe ikin serish në shtëpi.

Sipas organizatës “Kryqi i Kuq” në Pejë, totali i tyre, sipas Kohës, thuhet të jetë është afër 200.

Ndërsa, as institucionet komunale nuk kanë ndonjë të dhënë për numrin e të moshuarve që jetojnë vetëm, përveç se disa, që këto institucione i ndihmojnë varësisht prej kërkesave që i kanë.#Pejanefokus