Shqipëria hap tender ndërkombëtar për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës

Tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës u njoftua nga Ministria e Infrastrukturës.

Koncesioni do të jetë 35-vjeçar dhe parashikon ndërtimin, shfrytëzimin dhe transferimin e aeroportin pas mbarimit të afatit në duart e shtetit.

Oferta duhet të paraqiten deri në 12 mars të 2020, kurse shpallja e fituesit dhe nisja e punimeve duhet të bëhet brenda majit të vitit të ardhshëm.
Ministrja e Infrastrukturës e Shqipërisë, Belinda Balluku, tha se operimi i një aeroporti të ri do rrisë konkurrencën dhe ul çmimet e biletave.

Autoritetet parashikojnë shtim të turistëve nga viti në vit, çka siaps tyre rrit interesin e investitorëve.

Aeroporti do të ndërtohet në Akerni të Vlorës dhe do të ofrojë mundësinë dhe të fluturimeve transoqenike.

Ndërtimi i një vepre të tillë sipas qeverisë do të ketë efekte pozitive në ekonomi si në zhvillimin e zonës duke ofruar vende pune,a shut dhe në zhvillimin e industrisë së turizmit për shkak të afërsisë me bregdetin e jugut.