Shqipëria i del në ndihmë Italisë, 30 mjekë shqiptarë nisen në Bergamo

Tridhjetë mjekë shqiptarë do të arrijnë në Itali të Shtunën pasdite për të ofruar mbështetje në urgjencën e Coronavirus.

Mjekët do të zbresin pasdite në Romë, por të gjithë do të operojnë në Bergamo, qyteti më i prekur, ku do të transferohen, shkruajnë mediat italiane.

Dërgimi i personelit shëndetësor është rezultat i një bisede që u zhvillua të Premten në mes të Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio dhe ndjek linjën e tërhequr nga Farnesina për kërkimin e solidaritetit dhe ndihmës ndërkombëtare – siç ndodhi tashmë me Kinën dhe Rusinë, për shembull – për të dalë nga faza kritike.

Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga qeveria shqiptare. Kryeministri Rama tha se “ai nuk mund ta shihte dot Italinë në vështirësi” dhe foli për ndihma sepse “ne e duam Italinë”.

Di Maio do të shkojë vetë në aeroport për të mirëpritur mjekët shqiptarë. / TCH