Shqiptarët kundër ndërtimeve në Veri të Mitrovicës

Banorët shqiptarë të Lagjes Kroi i Vitakut, në Mitrovicën e Veriut, i kanë adresuar një peticion Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

Përmes peticionit, banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës kanë shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre lidhur me ndërtimin e banesave kolektive të destinuara për pjesëtarët e komunitetit serb.

“Në lidhje me këtë shqetësim të qytetarëve të “Kroit të Vitakut”, ne si qeverisje lokale mbështesim shqetësimin e ngritur nga këta banorë duke iu drejtuar organeve kompetente të nivelit qendror për ndërprerjen e këtyre ndërtimeve” ka deklaruar Bahtiri.

I pari i Mitrovicës së Jugut, Bahtiri, përmes një shkrese i është drejtuar Presidentit, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, me kërkesë që të ndërmarrin veprimet e nevojshme duke u bazuar në kompetencat e tyre, për ndërprerjen e këtyre ndërtimeve siç i ka cilësuar ai, të paligjshme dhe ilegale.

Image may contain: text