SHSKUK me njoftim për pacientët që po trajtohen me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të QKUK’së dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 102 pacientë.

Sipas SHSKUK’së, 16 nga pacientët janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

2 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore ndërsa 54 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

COVID-19: 102 pacientë po trajtohen në SHSKUK

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 102 pacientë.

Prej tyre, 16 janë të konfirmuar pozitivë, 54 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore, sipas raportit të punës për datën 19 korrik 2021.

Në QKUK janë të shtrirë 93 pacientë, 8 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 51 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 48 pacientë, 2 në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientë

Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 9 pacientë

8 të konfirmuar pozitivë
3 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 6 pacientë