Shtatë të lënduar nga aksidenti në dalje të Fushë Kosovës, të përfshira tetë vetura

Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira tetë vetura.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai. / Koha.net