Shtatë të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, janë nga këto komuna

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 7 persona nga COVID-19, duke shkuar në 2.912 numri i të vdekurve nga ky virus në Kosovë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë Kosovë 2, Gjakovë 1, Podujevë 1, Lipjan 1, Gllogoc 1 dhe Viti 1, thuhet në raport, përcjell Lajme365.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5,095 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 173 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë rastet e fundit pozitive janë nga këto komuna:

“Prishtinë 29, Skenderaj 28, Ferizaj 18, Lipjan 12, Fushë Kosovë 10, Gllogoc 9, Mitrovicë 7, Vushtrri 7, Gjilan 7, Klinë 6, Malishevë 6, Podujevë 6, Suharekë 5, Kaçanik 5, Viti 4, Obiliq 4, Gjakovë 3, Prizren 3, Pejë 3, Kamenicë 2, Istog 2, Hani i Elezit 1, Dragash 1, Graçanicë 1 dhe Nocoberdë 1.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

 

”Numri total i rasteve pozitive është 159,328 raste nga 1,164,636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,912 aste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 1,434 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 148,781 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7,635.”,thuhet në njoftim.

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 17,634 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 740,026 persona, ndërsa me dozën e dytë 453,760 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,193,786 doza të vaksinës./lajme365.com