Shtetet prej nga vijnë viktimat e aeroplanit të rrëzuar, kërkojnë dëmshpërblim nga Irani

Shtetet të cilëve u përkasin viktimat e aeroplanit të rrëzuar ukrainas në Iran, kanë kërkuar dëmshpërblim nga shteti iranian, njofton Lajme365.

Një kërkesë e tillë ka ardhë pas pranimit të përgjegjësisë nga Irani për rrëzimin e aeroplanit ukrainas me 176 udhëtarë.

Kërkesa është paraqitur pas një takimi të mbajtur në Londër mes ministrave të jashtëm të Kanadasë, Anglisë, Ukrainës, Suedisë, Holandës dhe Afganistanit, njofton Lajme365.

Ushtria e Iranit, në orët e hershme të 8 janarit, kishte rrëzuar aeroplanin ukrainas të tipit Boeing 737 duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave të cilën gjendeshin në aeroplanin i cili ishte nisur nga kryeqyteti iranian Teheran në drejtim të kryeqytetit ukrainas Kiev.