Shteti Evropian i’a ndalon Kosovarëve hyrjen në vend, arsyeja COVID-19

Polonia, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, ka shtrëgnuar masat anti-Covid. Në mesin e shteteve që ka ndaluar udhëtimet ky vend është edhe Kosova.

Masat do të futen në fuqi më 28 dhjetor deri të paktën 17 janar për shkak të aktivitetit të ngritur të sëmundjes në vend, përcjell Gazeta Express.

Ndër shtetet e tjera që iu është ndaluar të udhëtojnë në Poloni përfshijnë edhe Shtetet e Bashkuara, Maqedoninë Veriore dhe Serbinë.

Gjatë kësaj kohe, të gjithë personat që vijnë nga shtetet e tjera do t’u kërkohet të izolohen për 10 ditë. /Gazeta Express/