Shtohen patrullimet e Policisë në afërsi të shkollave

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka njoftuar se Ministria ka marrë disa hapa rreth për rritjes e sigurisë në shkolla. Njoftimi i tillë u bë publik në takimin e djeshëm të Komisionit për Arsim të Kuvendit të Kosovës.

Ministri Bytyqi tha se është marrë vendim që deri në përfundim të vitit shkollor të merren disa hapa dhe është rënë dakord me Policinë që të bëhet shpërndarja e patrullave të policisë dhe të jenë më shpesh në vizita të hapësirave të jashtme të shkollave, e po ashtu është kërkuar nga drejtorët e shkollave të bëjnë kontrolla rutinore në klasa.

Ndërsa, Ministri theksoi se pas përfundimit të këtij viti shkollor pritet që të ngritet task forcë që merret me narkotikët që po përdoren në shkolla dhe kësaj t’i shtohet edhe dhuna në shkolla.