Shtohen zhveshtoret dhe koshat bëhen me standarde

Federata e Basketbollit të Kosovës është në vlugun e përgatitjeve për organizimin e FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Femrat, i cili do të mbahet prej 3 deri më 11 gusht 2019 në Prishtinë.

Mu për këtë arsye Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur të investoj në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, në të cilën është duke i rregulluar zhveshtoret, pasi në palestër aktualisht janë vetëm 2 zhveshtore, derisa me kritere të FIBA-s kërkohen 4 zhveshtore për ekipet, si dhe 2 shtesë për personat zyrtar të FIBA-s.

Krahas këtij investimi, FBK për këtë palestër i ka porositur koshat e ri, që kërkohen me kritere të FIBA-s, derisa do të investoj edhe në semaforin aktual.

Dhe gjithë këto investime Federata e Basketbollit të Kosovës është duke i bërë në mënyrë që FBK, por edhe Kosova si shtet të ketë prezantim sa më të mirë në organizim të një gare të nivelit kaq të lartë siç është FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B – Femrat.

Krahas Kosovës në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B-Femrat do të marrin pjesë edhe 12 shtete të tjera: Izraeli, Danimarka, Finlanda, Britania e Madhe, Kroacia, Turqia, Greqia, Ukraina, Bullgaria, Rumania, Irlanda dhe Islanda.