Shtrëngim i fortë duarsh në mes liderëve

Presidenti i Francës, Emanuel Macron sot ka pritur në takim Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Të dy presidentët janë takuar në vigjilie të shënimit të 75 vjetorit të triumfit ndaj forcave të Gjermanisë Naziste në Normandi të Francës.

E veçanta e këtij takimi ka qenë shtrëngimi i duarve në mes dy presidentëve, të cilët gjatë muajve të fundit kanë pasur komunikim të ashpër në distancë.

Nga fotografitë e publikuara shihet se Presidenti Francez Macron ia shtrëngon aq fort dorën Presidentit Amerikan Trump, sa që dhimbja të cilën e përjeton Trump shihet haptas.