Shtyhen tri ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligën e Kosovës, kjo është arsyeja

Tri ndeshjet e Superligës së Kosovës në Furboll, të cilat kanë pasur të luhen të mërkurën, janë shtyrë për arsye se nesër zyrtarisht do të ketë dit zie në Kosovë për arsye të tragjedisë e cila ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona nga Maqedonia, kryesisht Shqiptarë.

Këto ndeshje do të zhvillohen ditën e enjete.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë njofton klubet dhe opinionin e gjerë se duke u bazuar në nenin 19 të Rregullores së Garave, ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligë, të parapara për t’u zhvilluar të mërkurën, shtyhen për ditën e enjte për shkak të shpalljes ditë zie në Republikën e Kosovës pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.