Shtyhet derbi anglez Man.Utd-Liverpool

Derbi anglez i Premier Ligës Angleze ndërmjet Manchester United dhe Liverpoolit, është shtyrë për një orë të pa caktuar, pas futjes së tifozëve të “Djajve të Kuq” në fushën e “Old Traffordit”, raporton Insporti.com.

Ndeshja ishte paraparë të fillonte në orën 17:30, por pas zhvillimeve të sotme, zyrtarët e Premier Ligës kanë njoftuar se ndeshja nuk do të zhvillohet në këtë orë, dhe se ende nuk është vendosur për orën se kur do të nisë sonte derbi i madh anglez.

Futja e tifozëve ka bërë që zyrtarët e klubeve të mos kene qasje në stadium.

Tifozët e Manchestes United pak para fillimit të ndeshjes pushtuan fushën e “Old Traffordit” në formë proteste kundër pronarëve amerikanë, Glazer.

Familja Glazer, e cila që nga viti 2003 kanë në pronësi klubin e madh anglez, ishin pro krijimit të Superligës Evropiane, e cila para dy jave bëri bujë të madhe, por që dështoi pas largimit të klubeve angleze.

Ndeshja pritet të zhvillohet sonte vetëm pas qetësimit të situatës. /Insporti.com/