Shtyhet ndeshja në mes Sevillas dhe Barcelonës, kjo është arsyeja

Këshilli Superior i Sporteve të Spanjës, me kërkesë të LaLiga, shtyu ndeshjen Sevilla – Barcelona që do të ndodhte të shtunën e ardhshme.

Shtyrja u bë për shkak të lojtarëve të përfshirë në kualifikueset e Amerikës së Jugut, përcjell GazetaBlic Sport.

Një tjetër ndeshje që u shtye është ajo në mes të Villarreal dhe Alaves.