Shtyhet për disa orë udhëtimi i Haradinajt për në Hagë

Udhëtimi i kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj për në Hagë është shtyrë për disa orë. Sipas një njoftimi nga Zyra e tij, thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”.

“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”, thuhet në njoftimin e Zyrën së Kryeministrit.