Shtyhet protesta në Deçan

Komuna e Deçanit ka njoftuar të ketë shtyrë protestën e paralajmëruar kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dhënie të pronave Manastirit të Deçanit dhe ndalimit të punimeve për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë, projekt ky i karakterit ndërkombëtar dhe jetik për zhvillimin ekonomik të Deçanit.

Në njoftimin e Komunës së Deçanit thuhe: “Pas rrethanave të krijuara në takime me faktorët Ndërkombëtarë dhe Institucionet e Shtetit tonë, u dakorduam që, protesta e paralajmëruar të shtyhet, me qëllim që ti japim hapsirë dhe kohë institucioneve të lartë përmendura, që ti ofrojnë zgjidhjet e pranueshme dhe të nevojshme për qytetarët e Deçanit dhe Manastirin e Deçanit!”