Shtyhet vazhdimi i seancës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se është shtyrë vazhdimi i seancës plenare të kuvendit ku do të diskutohej për dialogun Kosovë-Serbi.

Në njoftimin për media thuhet se për kohën e mbajtjes së saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit.

“Me kërkesë të propozuesit të rezolutës dhe pajtim të grupeve parlamentare, shtyhet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit, i paraparë për sot në orën 10:00.  Për kohën e mbajtjes së saj, do të vendosë Kryesia e Kuvendit”, thuhet në njoftim.