Shukri Buja tregon përplasjet në PDK pasi e larguan Adem Grabovcin nga kryetari i grupit parlamentar

Ish-deputeti i PDK-së, Shukri Buja, ka thënë se largimi i tij nga kjo parti ka ndodh për çështje politike dhe jo individuale.

Ai ka thënë se i është afruar posti i zv.ministrit me qëndruar në PDK nga Kadri Veseli, por nuk e ka pranuar pasi ka pasur aktakuzë të ngritur ndaj tij.

Buja ka treguar edhe një moment si ka reaguar në një mbledhje të grupit parlamentar kur Adem Grabovci është larguar nga pozita e shefit të deputetëve të partisë.

“Kam reaguar kur është largu Adem Grabovci e është emëruar Zenun Pajaziti. Kam kërku të mos të jetë asnjë kandidat që ka aktakuzë”, ka deklaruar Buja në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

Buja ndërkaq ka thënë se personi të cilin më së paku e ka pasur në qejf në PDK ka qenë Arsim Bajrami por nuk ka dashur të japë arsye pse nuk ka mendim të mire për të.

Ndërkaq ka pohuar se ka raporte të mira me Hajredin Kuçin dhe as nuk ka pasur kundërshtime politike me të.

“Hajredin Kuçin kam pas dhe kam raporte të mira. Nuk kam pas kundërshtime as në aspektin politik, as sot nuk e urrej e as ndjenjë të keqe ndaj tij nuk kam”, ka deklaruar Buja.

Ndërsa i pyetur për angahzimin e tij në politikë, Buja ka pohuar se edhe pse kur e la PDK-në aderoi në NISMA, ka një vit që nuk është aktiv në këtë parti, duke shtuar se zyrtarisht nuk ka dhënë dorëheqje por se për shkak të mospajtimeve nuk ka vazhduar aktivitetin më.

Kurse nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse do të kthehet sërish në politikë, edhe pse ka pohuar se presidenti aktual Hashim Thaçin të cilin vazhdon ta ketë mik dhe takohet nganjëherë me të, i ka rekomanduar që të angazhohet në politikë.