Shukri Buja u intervistua nga Gjykata Speciale

Shukri Buja është intervistuar nga Gjykata Speciale gjatë ditës së sotme në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati mbrojtës i Shukri Bujës, Taulant Hodaj, i cili ka deklaruar se intervista u zhvillua konform pritshmërive dhe përgatitjeve dhe se Shukri Buja nesër do të kthehet në Kosovë.

Shukri Bujën pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë janë duke e mbrojtur avokati i ri kosovar Taulant Hodaj dhe ish Prokurori në rastin Slobodan Milosevicit, avokati i mirënjohur Sir Geoffrey Nice.

Image may contain: 3 people, people standing and suit