Shumë lagje të Pejës pa energji elektrike

Që nga fillimi i mesnatës së mbrëmshme e deri të në këtë kohë që po raportojmë, shumë lagje të qytetit të Pejës janë duke u përballur me ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa nga ana e KEDS thotnë se shkak janë erërat e fuqishme.

Sipas zyrtarëve të KEDS-it, Peja dhe Gjakova janë zonat më të afektuara aktualisht, ndërsa thonë se ekipet janë angazhuar menjëherë në terren, për të sanuar dëmet në mënyrë që të rikthehet furnizimi me energji për konsumatorët e afektuar, mirëpo shumë lagje të Pejës vazhdojnë të jenë pa energji elektrike, që nga nata e mbrëmshme.