Shumë të vdekur e të lënduar nga aksidenti i trafikut në Sllovaki

12 persona kanë mbetur të vdekur nga një aksident i rëndë trafiku i cili ka ndodhur në orët e pasdites në Sllovaki.

Në aksidentin e shkaktuar nga përplasja e një autobusi me një kamion, të lënduar kanë mbetur edhe 17 persona tjerë.

Mediat lokale njoftojnë se shumica e udhëtarëve të cilët ishin duke udhëtuar me autobus ishin nxënës të shkollave të mesme, raporton Lajme365.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin Nitra e cila ndodhet rreth 90 kilometra verilindje të Kryeqytetit të Sllovakisë, Bratisllavës.