Si e cilëson Policia veprimin e Xhavit Ukajt ndaj Vjosa Osmanit

Mbrëmë gjatë seancës së Kuvendit, deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, e cila më pas e ndërpreu seancën.

Dje ishte raportuar se Osmani e ka lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës.

Policia këtë veprim të Ukajt drejt Osmanit e ka cilësuar si “Kanosje”.

“KANOSJE, Kuvendi i Kosovës, 10.07.2020, 22:50. Ankuesja femër kosovare raporton se është ofenduar dhe kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Njësitë relevante kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./Indeks/