Si ecet me karrocë nëpër Prishtinë

Aktivisti i shoqërisë civile, Agron Demi në profilin e tij ka publikuar një video mjaft interesante në të cilët shpërfaq vështirësitë e këmbësorëve nëpër rrugët e Kryeqytetit të Kosovës.

Në video shihet Demi bashkë me fëmijën e tij në karrocë duke tentuar të ecë në rrugët e Prishtinës por që pothuajse gjatë gjithë kohës detyrohet të nëpër rrugë për faktin se trotuaret janë të bllokuara nga veturat.

Gjendje e tillë për mbretëron pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës me ç’rast veprimet e Policisë dhe të autoriteteve komunale nuk janë të mjaftueshme për të siguruar qarkullimin e lehtë të këmbësorëve dhe posaçërisht të personave me nevoja të veçanta.