Si i shpëtoi vrasjes nga babai kosovar vajza 14-vjeçare

Një burrë 51-vjeçar me nënshtetësi kosovare në Isselburg të Gjermanisë, vrau gruan e tij (46 vjeç) dhe vajzën (17 vjeç) në shtëpinë e tij në mëngjesin e së enjtes. Pastaj, dorasi u var në verandë me litar.

Mediumi gjerman ‘Anzeigeinblatter’ bënë me dije se edhe vajza 14-vjeçare ishte në cak të babait, e cila u mbyll në dhomë pas vrasjeve makabër.

‘Anzeigeinblatter’, tutje bën me dije se vajzës iu kërkua që të dilte nga dhoma, por e cila nuk e pranoi urdhrin e babait.

Vajza 14-vjeçare ka dhënë informacionet e para në lidhje me krimin. Mediumi gjerman dyshon se motiv ishin kontestet e një faze ta gjatë të ndarjes së çiftit.

“14-vjeçarja është stabile dhe po pyetet nga policia. Në ardhjen e forcave të policisë, vajza ishte në një dhomë që ishte mbyllur nga jashtë”, ka thënë Botzenhardt. /Gazeta Express/