Si lindi fjala KARANTINË?

Me tu shfaqur virusi Korona të infektuarit me COVID-19 u detyruan të futen në karantinë.

Por cili është kuptimi i fjalës KARANTINË?

Karantina është tërësia e masave mbrojtëse që merren për të parandaluar përhapjen e një sëmundjeje ngjitëse ose edhe epidemike, kryesisht duke i mbajtur të sëmurët ose ata që dyshohen si të tillë, të veçuar nga të tjerët për një kohë të caktuar. Karantina vendoset edhe për bimët e kafshët kur ka rrezik për përhapjen e një infeksioni. Ka karantinë të pjesshme dhe karantinë të plotë. Karantina e plotë bëhet duke mbajtur njerëzit e dyshimtë në gjendje fare të veçuar, për aq kohë sa zgjat periudha e inkubacionit të sëmundjes.

Si lindi fjala KARANTINË?

Studiuesi persian i mjekësisë, Ibn Sina (980-1037), dyshoi se disa sëmundje përhapeshin nga mikroorganizmat! Për të parandaluar infektimin nga njeriu tek njeriu, ai shpiku metodën e izolimit të plotë të njerëzve për 40 ditë. Këtë metodë e quajti al-Arba’iniya -“Dyzeta”.

Tregtarët nga Venediku kishin dëgjuar për metodën e tij të suksesshme dhe e sollën atë në Itali. E quajtën “Quarantena” (“Dyzeta” në italisht). Kjo është edhe fillesa e fjalës “karantinë”. Kurani i Shenjtë thotë: “Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin” (5:32). Ende sot, metoda e Ibn Sina-s shpëton jo mijëra, po ndoshta miliona jetë./Fakteplus/.