Si ndodhi që Ismeti nga Gjakova t’a ketë mbiemrin Peja ?

Historia e mbiemrit Peja, të bylbylit të këngës shqipe, Ismetit nga Gjakova, nisë me Ajdin MetHasanaj nga Duboviku i Epërm Strellcit të Deqanit.
-Nga rrëfimi i djalit të tij Visarit, faqeja Peja në Fokus mëson se Ajdini ishte babgjyshi i Ismetit, i cili qysh në moshë të hershme kishte mbetur pa prindërit e tij, si rrjedhojë ai shkon për të jetuar në Pejë tek familja Krasniqi, ku e kishte edhe dajën.
-Pasi rritet Ajdini, punësohet si shegert tek Avdurrahman Zhubi, i cili ishte gjakovar por që kishte biznesin e tij në Pejë.
-Ustahi nga Gjakova, e dinte që shegerti i tij ështe pa asnjërin prind dhe i ofron Ajdinit vajzën e tij për nuse.
-Pasi martohet Ajdini me vajzën e Avdurrahmanit, ai bëhet dhëndër Gjakove dhe shkon për të jetuar atje.
-Për të mos i shkëputur lidhjet e tij me Pejën, Ajdini i menaxhonte vjehrit të tijë biznesin në këtë qytet, për çka edhe i duhej të udhëtonte çdo ditë me ker e kalë, nga Gjakova në Pejë, në mëngjes dhe të kthehej në mbrëmje nga Peja në Gjakovë.
-Pejont e moqëm e dinë frazën: “Shko e eja, si Ajdin Peja!”, prej nga edhe ka rezultuar kjo thënie.
-Nga kjo martesë lind babai i Ismetit, nga i cili pasardhës ishte edhe vet Ismeti që trashëgoi mbiemrin e babëgjyshit të tij Ajdin Peja.
-Rrëfimin për të e ka bërë djali i doajenit të këngës shqipe, Visar Peja, për faqen Peja në Fokus.
Ndryshe, bylbyli i këngës, Ismet Peja ka ndëruar jetë sot në moshën 83 vjeçare, ndërsa varrimi i tij bëhet sot.