Simitçiu ia sjell Spartës titullin historik

(nga TopSporti.com) – Skuadra e Spartës së Pragës në futsall me fitore 3-0 në serinë finale të playoffit të futsallit të Çekisë, ka arritur të fitojë titullin e parë të kampionit në histori të vendit.

E më meritori për këtë duket të jetë trajneri i ekipit Arben Simitçiu, që ka marrë drejtimin e skuadrës dhe ka çuar ekipin drejt titullit historik.

Sparta fitoi 6-0 në ndeshjen e fundit dhe marshoi pa telashe drejt titullit.

“Të gjithë tifozët e Spartës mund të festojnë tash. Në vitin e parë me klubin, i premtova finalen dhe ia arritëm. Në të dytin i premtova titullin dhe ja, ia arritën. Le të festojmë,” ka thënë Beni Simitçiu, shkruan portali çek Sport.

Sa i përket finales, kundërshtari i Spartës Svarog, nuk ka pasur asnjë gjasë në finale. Këtë e tregojnë rezultatet e serisë, ku Sparta edhe pse e dyta në renditje në stinorin e rregullt ka arritur që të fitojë tre ndeshjet rresht me kundërshtarin me përparësi terreni, me rezultate [6-1 (1-0), 4-0 (2-0) dhe 6-0 (3-0] për të marrë titullin.