Sinjalet e senatorëve amerikanë

Zyrtarë të lartë të SHBA-së kanë paralajmëruar palën kosovare dhe atë serbe se duhet të sakrifikojnë për ta arritur marrëveshjen finale. Një deklarim i tillë vlerësohet të jetë riparalajmërim për një kompromis të dhimbshëm Kosovë – Serbi, të cilin kohë më parë e kishin përmendur edhe presidentët e të dyja vendeve, shkruan sot gazeta Zëri.

Menjëherë pas fillimit të fazës finale të procesit të dialogut Kosovë – Serbi patën nisur edhe paralajmërimet për një kompromis të dhimbshëm mes Kosovës e Serbisë. Një gjë e tillë qe përmendur fillimisht nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe nga homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq. Se do të kërkohet sakrificë për normalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve së fundmi kanë deklaruar edhe dy senatorët amerikanë. /Zëri/