Sipas infektologut Tolaj në Kosovë mund të jenë 100 mijë raste aktive me Covid-19

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në Kosovë mund të jenë deri në 100 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë. Ai ka thënë se kanë munguar testimet, ndërsa ka shumë njerëz të cilët nuk tregojnë simptoma kur e kanë virusin.

“Virusi është real të mbrohemi sa më mirë që mundemi.”, thotë ai.

“Kam qenë kundër karantinës fillimisht. Ajo ka pasur një efekt përgjysmë, por megjithatë pati efekt”, shton ai.

“Edhe po të kontrollohej në mënyrë rigoroze nga fillimi, përsëri pas hapjes do të kishim këto raste. Nuk po përballemi me një valë të dytë apo të tretë e kështu me radhë. Është një valë që po vazhdon pasi rastet po shtohen në mënyrë të vazhdueshme. Ende mungojnë testet dhe analizat për antitrupat në të gjithë botën”